Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alice Taylor në podkastin “Flasim” të Ramës: Shqipëria, një vend krejt ndryshe me Anglinë

09:00 / April 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 5 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alice Taylor, gazetarja dhe redaktorja me origjinë britanike e cila jeton në Shqipëri prej gati pesë vjetësh, ishte e ftuara në episodin e dytë të podkastit “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë e cilëson këtë bashkëbisedim me gazetaren e njohur si një videokartolinë të këtij episodi. “Ti e bëre këtë hap, erdhe këtu takove djallin. A e mendon tani edhe më shumë që mund të të thonë të bleu, të korruptoi, të bëri për vete, të bëri magji, nuk je më e jona?”, e pyeti Kryeministri.

Në përgjigjen e saj, Taylor shprehet: “A thashë gjë që jam dakord me gjithçka që ju thatë? Isha kureshtare nga ftesa juaj më pëlqeu fakti që deshët të përballeshit me disa nga gjërat kritike që kisha shkruar. Mendoj se do të ishte budallallëk të thoja jo”.

E pyetur se lidhur me faktin se erdhi të qëndronte vetëm pak ditë në Shqipëri dhe tashmë vijon të qëndrojë akoma prej mëse 5 vitesh, gazetarja shprehet se: “5 vjet e gjysmë ka patur jashtë mase ndryshime. Disa prej tyre janë më të mira, disa prej tyre. Shkruaj sepse kam një ndjenjë të fortë të drejtësisë sociale. Në qoftë se shoh diçka që më mërzit, më mërzit thellësisht sepse dua të rris vajzën time këtu, dua të plakem këtu”.

E pyetur nëse e ka dashur ndonjë herë Anglinë, ajo u shpreh se jo. “Nëse mendoj për Anglinë, mendoj ngjyrën gri. Kur mendoj Shqipërinë mendoj të kuqen, të verdhën, të gjelbrën, blunë. Është një vend krejt ndryshe”, deklaron gazetarja.

“Alice Taylor një britanike që ka adoptuar Shqipërisë si atdheun e vet të dashur. Shpresoj të ketë provuar se djalli nuk është aq i zi sa duket”, përfundoi Rama bashkëbisedimin me gazetaren Alice Taylor.

Alice Taylor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

GJKKO zbardh vendimin për lirimin e Ilir Beqajt

14:50 / July 31, 2026

Emërimi i Jola Hysës në krye të Agjencisë së Turizmit, Berisha: Korruptimi dhe rrënimi i opozitës, politikë e Ramës

13:58 / July 31, 2026

Blendi Gonxhja: Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit janë zhvilluar 1700 evente në fushën e artit

13:24 / July 31, 2026

Ushtria me 40 mjete taktike “Made in Albania” Rama: Së shpejti do të kemi mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore

13:02 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.