Primaret’ kanë nisur të shfaqen më dukshëm në Partisë Demokratike, ku pritët së shpejti të bëhen publikë emrat e kandidatëve potenciale për bashkitë në vend.
Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, është përfolur si një nga kandidatët e mundshëm për bashkinë e Tiranës.
Së fundmi Alimehmeti ka dhënë një mesazh lidhur me këto pritshmëri. Në njës status në rrjetet sociale Alimehmeti duke u bazuar tek Primaret në PD-së, fton anëtarët, simpatizantët dhe demokratët që të vendosin ata dhe jo kryetari.
Alimehmeti flet si kandidat i PD për Tiranën, mesazh demokratëve: Vota juaj, jo e kryetarit…!
Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi pak ditë më parë se do të pranojë të kandidojë nën siglën e Partisë Demokratike nëse baza thërret emrin e tij.
Sipas tij ai do të japë kontributin e vet për kandidaturën, por edhe për ndihmesa të tjera brenda Partisë Demokratike.