Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Alizoti-Bashës: Demokratët nuk të mbështesin më

16:03 / March 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lulzim basha tomorr alizoti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëmbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të mbajtur këtë të shtunë në selinë blu, shumë deputetë kanë kërkuar dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha. Mes tyre, një fjalë e mbajti edhe deputeti Tomorr Alizoti, i cili tha se është rikthyer vetëm për të kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Mësohet se Alizoti i tha Bashës se duhet që ai të japë dorëheqjen pasi nuk e ka më përkrahjen e demokratëve.

“Jam rikthyer në këtë mbledhje t’ju kërkoi atë që prej disa muajsh e kërkojnë demokratët. Duhet të japësh dorëheqjen z.Basha. Kjo parti nuk ka institucione. Vetëm përmes funksionimit te institucioneve mund të funksionoje partia. Jep dorëheqjen sepse nuk e ke me mbështetjen e demokratëve”, ka theksuar Alizoti.

Një tjetër deputete që doli kundër Bashës pas zgjedhjeve të 6 marsit ishte edhe Grida Duma. Pak ditë më parë, ajo dha dorëheqjen nga funksionet e saj në PD dhe në fjalën e saj në mbledhjen e sotme ritheksoi faktin se Basha i ka pasur të gjithë mundësitë dhe tashmë nuk ka asnjë shans përveç se të dorëhiqet.

“Z.Basha të janë dhënë të gjitha mundësitë. Jo sot, por dje dhe me herët që nga dita që pe rezultatin e 6 marsit duhet të ishe larguar. Ka vetëm një rrugë që e ringre PD sot. As ju as Berisha nuk mund të kandidojnë më. Zgjidhja vjen përmes dorëheqjes suaj dhe ngritjes së një komisioni te gjërë me përfaqësim të palëve për riorganizimin e çdo strukture ne PD”, është shprehur Duma.

Dorëheqjen e Bashës e kanë kërkuar edhe deputetë të tjerë të cilët kanë folur në mbledhjen e partisë, mes të cilëve edhe Lefter Gështenja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nis viti i ri akademik/ Begaj: Një udhëtim i ri përkushtimi e sfidash për studentët e pedagogët

09:44 / October 5, 2026

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.