Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Alizoti: Kryetar i PD mund të jetë vetëm ai që mund Berishën

23:57 / March 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alizoti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat Tomor Alizoti thotë se sot situata politike në PD është mjaft e rëndë. Ai theksoi se zërat që kërkojnë që Berisha mos kandidojë për kreun e PD nuk janë realë, pasi ai është një politikan që tregoi se është i fortë në teren.

Sipas Alizotit Basha nuk ka qenë asnjëherë kryetar i PD, por një burokrat, duke shtuar se kryetari real i partisë do të jetë vetëm ai që mund Sali Berishën, por për momentin nuk duket që mund ta arrijë diçka të tillë.

“Unë nuk kam marrë pjesë në asnjë aktivitet pas 11 dhjetorit, sepse bindja ime ka qenë se me këtë pozicion partia vetëshkatërrohet, prandaj unë nuk kam qenë pjesë e asnjë takimi.

Zoti Basha në PD është produkt i zotit Berisha, unë kam qenë që në 2017-n kundër zotit Basha, sepse kam menduar se ai është burokrat jo politikan, por në 25 prill unë duke qenë brenda garës dhe punova që të fitonim. Unë jam dhe kundër përzgjedhjes së deputetëve, sepse ai është përfaqësues i një zone, dhe deputeti duhet të zgjidhet.

6 marsi ishte një betejë brenda demokratëve, jo i Edi Ramës. Duke qenë luftë brenda vetes ajo vetë asgjësohet. Unë kam pasur bindjen që Berisha ka shumicën e PD-në. Do të thotë se Berisha është një politikan, i cili mund të jetë i vetmi që si Berishë edhe pa PD ai mbledh njerëz.

A mjafton ky Berishizëm të sjellë PD-në në pushtet? Ne e krahasojmë politikën me dëshirë, politika është realitet. Forcë në teren është Berisha, ne s’mund ti themi Berishës mos kandido ti. Unë mendoj që PD duhet të shkojë në një version të ri. Kryetari real i PD do të bëhet ai që do të mundë Sali Berishën. Por tani unë nuk shoh asnjë konkurrent” – tha Alizoti në emisionin “Log”.

alizoti Berishen kryetar mund
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Proporcionaliteti nuk mund përdoret për të legjitimuar dhunën

20:19 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.