Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti ka vendosur të largohet nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së duke e braktisur atë. Gjatë një prononcimi për mediat para selisë blu, ai theksoi se tashmë PD nuk është më një parti politike. Alizoti shtoi se një numër i madh deputetësh kanë kërkuar sot dorëheqjen e kryedemokratit Bashadhe dorëheqja sipas tij është një përgjegjësi personale.
“Një pjesë e madhe është për dorëheqjen folën në mënyrë brilante. Të vish në 2022 dhe të gjesh një parti që të kujton Spacin, kjo s’është më parti politike. Dhe nëse duam të jemi pjesë e perëndimit duhet të pranojë dorëheqjen. Modeli perëndimor ky është, modeli Putinist është të qëndrosh në pushtet.
Zotëria në fjalë ka përdor një fjalë ‘hap pas’. Në fund arrita të kuptoj se nuk do dorëhiqet. Dorëheqja është përgjegjësi personale, partia duhet të heqë hekurat kjo nuk është më parti politike. Një njeri të marrë përgjegjësi dhe të hapë krahun.
Pse është kaq e vështirë të ikësh kur nuk fiton. Kemi arritur në dimensione qesharake është bërë një kopsht fëmijësh. Janë taktika. Dorëheqja është si në gjithë botën.” – ishin fjalët e Alizotit teksa ndër të tjera theksoi se grupi parlamentar nuk e përjashton dot Bashën.
Alizoti e konsideroi gjithë këtë që po ndodh në PD si një rast të rrallë në univers.
