Kolegu i saj socialist i kujtoi momentin, një ditë pas vrasjes së babait të saj, Azem Hajdarit, arkivoli i tij u përdor për t’u futur në Kryeministri. E indinjuar, Hajdari ka reaguar ashpër.
Deputetja Rudina Hajdari është prekur teksa ishte duke diskutuar lidhur me protesatat e organizuara për vrasjen e Klodian Rashës. Kolegu i saj socialist i kujtoi momentin, një ditë pas vrasjes së babait të saj, Azem Hajdarit, arkivoli i tij u përdor për t’u futur në Kryeministri. E indinjuar, Hajdari ka reaguar ashpër.
PJESË NGA BISEDA:
Alket Hyseni: Ke qënë e vogël, ndoshta nuk e mban mend kur me arkivolin e babait tënd e përdorinin për politikë.
Rudina Hajdari: T’ju vijë turp që përmëndi kështu gjëra. Jeni rrugaç!
Alket Hyseni: Nuk jam rrugaç, iu kërkova ndjesë. Tani më kërkoni ndjesë. S’ka ndryshuar shumë Shqipëria. Ne reflektojmë pa pushim. Mos na etiketoni, se je politikë e re gjasme. Dogje gjë ti Rudinë.
*ndërhyn Rudina Hajdari
Alket Hyseni: O kolege me radhë