Jonida Maliqi dhe Alketa Vejsiu para pak ditëdh u “arratisën” drejt Marrakech për një projekt të përbashkët. Ato të dyja nuk e zbuluan se për çfarë bëhej fjalë, por vetëm kanë publikuar foto nga qyteti i Marokut.
Ndërkohë ditën e sotme Alketa ka shuar dyshimet e të gjithëve dhe ka treguar se çfarë e ka bërë bashkë atë dhe Jonidën. Vejsiu ka publikuar në ‘Instagram’ një foto përkrah Maliqit, stilistes Livi Myftari dhe fotografes Orsola Mema, e ka zbuluar se ajo e Jonida do të sjellin një koleksion së bashku.
Ajo ka treguar se koleksioni i përbërë 100% nga mëndafshi është dizenjuar prej të dyjave dhe se do të dalë në shitje shumë shpejt. “Projekt fantastik me Jonida Maliqi. Karl Lagerfeld e ndiqte mes 216 personave, sepse e kishte kuptuar që ka diçka speciale tek Jonida kur bëhet fjalë për modën! Kemi realizuar një koleksion “capsule” 100% mëndafsh që presim ta ndajmë me ju! Është super! Dhe fotot në Marrakech janë simboli i duhur për një koleksion mëndafshi!”, ka shkruar Alketa bashkangjitur fotos.