Ditën e djeshme Alketa Vejsiu festoi ditëlindjen dhe është surprizuar në nisje të programit nga konkurrentët, publiku dhe stafi.
Salla këndoi njëzëri “Gëzuar ditëlindjen”, duke sjellë lot në sytë e saj. Mes emocioneve, Alketa u shpreh mirënjohëse dhe falenderuese për surprizën, teksa u shpreh se sot i mungoi një urim i shtrenjtë, nga babai i saj.