Dalja nga Bashkimi Evropian ishte një agrument i mirë për britanikët që të festonin të dehur në rrugët e qyteteve.
Ekzaltimi i atyre që donin ikjen nga BE nuk është fshehur.
Mesnata e 31 janarit është kthyer në një festë të madhe, si të ishte nata e Vitit të Ri.
Britania tani e tutje do të konsiderohet nga BE-ja si shtet i tretë dhe Përfaqësimi i saj i Përhershëm në këtë bllok do të shndërrohet në mision të jashtëm.
Pas largimit, Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në një periudhë tranzitore 11-mujore, në të cilën do të zbatojë rregullat e bllokut evropian mirëpo nuk do të përfaqësohet në institucionet e tij.










