Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“All eyes on Rafah”, imazhi i AI që pushtoi mediat sociale! I shpërndarë më shumë se 47 milionë herë në Instagram

21:11 / May 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
palestine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Slogani “All eyes on Rafah” na ka shoqëruar ditët e fundit kudo në rrjetet sociale, imazh i krijuar nga AI që përshkruan kampet dhe shkatërrimet që po ndodhin në Palestinë.

Postimi është shpërndarë më shumë se 47 milionë herë nga përdoruesit e Instagramit duke përfshirë të famshëm si Dua Lipa, Lewis Hamilton, Gigi dhe Bella Hadid.

Imazhi dhe slogani u bënë virale pas një sulmi izraelit në një kamp palestinez i zhvendosur në qytetin jugor të Gazës, Rafah, në fillim të kësaj jave. Por, nga nisi ky slogan? Duket se iniciatori dhe temeluesi i këtij slogani është Richard Peeperkorn, një përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në territoret e pushtuara palestineze. Në shkurt gjatë kohës që sulmet izraelitre ishin të shumta në një deklaratë për shtyp ai u tha gazetarëve në atë kohë se “Të gjithë sytë janë te Rafah”.

Zyrtarët dhe aktivistët kanë përsëritur frazën e Peeperkorn që atëherë për të shprehur shqetësimin dhe kundërshtimin e tyre ndaj operacionit ushtarak të Izraelit në Rafah, i cili filloi tre javë më parë.

Sipas BBC, ekspertët thonë se ka një sërë faktorësh që shpjegojnë pse mesazhi All Eyes on Rafah është bërë viral në një kohë kaq të shkurtër. Midis tyre janë natyra e imazhit të krijuar nga AI, thjeshtësia e sloganit, lehtësia me të cilën përdoruesit e Instagram mund të ndajnë postimin me vetëm disa klikime dhe publikimi i  tij nga të famshëm.

rafah

Instagram postimi Rafah
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.