Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Alpet” kundër prerjes së paligjshme të pyjeve, procedohen 5 inspektorë të Mjedisit

09:29 / October 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dru pyje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës dhe inspektorati i mjedisit prej dy muajsh tashmë zhvillon operacionin “Alpet” kundër prerjes së paligjshme të pyjeve. Deri tani janë sekuestruar 200 m3 lëndë drusore dhe janë ndaluar 8 kamionë që i transportonin.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë proceduar penalisht katër persona, si dhe 5 punonjës të Inspektoratit të Mjedisit të bashkive Shkodër dhe Malësi e Madhe për shpërdorim detyre.

NJOFTIMI I PLOTE

Plan i përbashkët masash mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Inspektoriatit të Mjedisit për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.

Në kuadër të planit të masave po zhvillohet operacioni “Alpet”, i cili ka nisur që prej fillimit të muajit shtator 2019.

Sekuestrohen 200 m3 lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe 8 kamionë që transportonin lëndën drusore.

Më herët, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, janë sekuestruar dhe 30 m3 lëndë drusore, janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe janë proceduar për shpërdorim të detyrës edhe 5 punonjës të ISHMPUT-së të Bashkisë Shkodër e Malësisë së Madhe.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit (ISHMPUT) vazhdon të ushtrojë kontroll përgjatë gjithë territorit të Qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.

Në këtë kuadër, që prej fillimit të muajit shtator po vijon operacioni i përbashkët i koduar “Alpet” mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Territorit (ISHMPUT) Qarku Shkodër.

Si rezultat i operacionit janë identifikuar presona që kryenin prerje të pyejeve dhe transportonin lëndë drusore.

Gjatë operacionit janë kapur edhe 8 automjeteve të ngarkuara me lëndë drusore në fshatin Domen, Njësia Administrative Postrribë, Bashkia Shkodër, e cila është siguruar në mënyrë të paligjshme.

Ndaj drejtuesve të kamionëve, ISHMPUT-ja mori masa sipas ligjit duke i ndëshkuar me masa administrative gjoba që variojnë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë për secilin person.
Si dhe u sekuestruan 200 m3 dru zjarri të llojit AH.

Operacioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I përfshirë në vrasjen e një personi në 2023/ Shkodër, vihet në pranga 23-vjeçari

09:46 / November 16, 2026

Përleshje në burgun e Durrësit, një i plagosur me thikë

09:44 / November 16, 2026

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.