Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Alpinisti akuzon Policinë e Shtetit: Publikuat një lajm të rremë! As nuk humbëm, dhe as nuk na shpëtuat…

20:16 / January 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alpinistet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit akuzohet nga një komentues në faqen e saj zyrtare në Facebook se ka përhapur një lajm të rremë në lidhje me një operacion shpëtimit të katër alpinistëve në malin e Gramozit.

“Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Kolonjë, është marrë një telefonatë sipas të cilës 4 alpinistë që kishin lënë mjetin e tyre tip “Ford”, në fshatin Starje dhe ishin nisur për të ngjitur malin e Gramozit, mund të kishin mbetur të bllokuar në rrugë për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, në drejtim të zonës, u nisën shërbime të Komisariatit të Policisë Kolonjë dhe Stacionit të Policisë Kufitare Shtikë, të Emergjencave Civile, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.

Komunikata vazhdon duke sqaruar se pas disa orësh kërkime policia ka bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e katër alpinistëve në gjendje të mirë shëndetësure.

Ata ishin ngjitur në lartësinë 2523 metra, në majën “Çuka e Peçit” të Malit të Gramozit dhe sipas policisë, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit.

Policia thotë se alpinistët kanë falenderuar shërbimet e policisë dhe disa banorë që iu erdhën në ndihmë. Deklarata mbyllet me fundin e lumtur, sipas të cilit “policia ka bërë shoqërimin e tyre në vendin ku u akomoduan në qytetin e Ersekës”.

Por a është kjo e vërteta? Sipas komentuesit Ervin Xhakolli, që pretendon se është njëri prej grupit të alpinistëve që “shpëtoi” Policia e Shtetit, jo.

“Më vjen keq që keni publikuar këtë lajm të rremë, pasi ne nuk kemi humbur dhe nuk na keni shpëtuar nga asgjë.

Policët na kërkuan të bënim një foto në mënyrë shoqërore pasi në bëmë ekspeditë dimërore në malin e Gramozit në kushte ekstreme dhe ju siguroj, policët tuaj nuk e kanë atë nivel sa të arrijnë dhe të shpëtojnë njerëz në ato kushte.

S’i lë barku dhe rakia që pijnë lokaleve. Më vjen keq që flas kështu, por keni gënjyer në mënyrë të turpshme. Ju lutem përgënjeshtrojeni këtë lajm, pasi keni përdorur imazhet tona dhe keni shqetësuar gjithë familjarët tanë”, shkruan ai.

alpinisti Policinë e Shtetit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.