Alpinistja Mrika Nikqi ka bërë publike videon në të cilën shihet teksa sulmohet nga një person.
Pak ditë më parë, ajo po ecte në një nga rrugicat në qytetin e Pejës kur i dyshuari F.B. e ka kapur me forcë Nikiqin duke e sulmuar seksualisht.
Autori i dyshuar është arrestuar për veprën penale “Sulm seksual”.
“Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht !
Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës.
Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt.
Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji.
Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time”, shkruan Nikqi.
Mrika Nikqi është një alpiniste e re, cila bashkë me të atin në 2019 realizoi me sukses misionin e ngjitjes në shtatë majat më të larta në shtatë kontinentet e botës.