Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me marrjen në pyetje të deputetit Alqi Bllako dhe kryebashkiakut Armando Subashi, lidhur me rolin e tyre mbi inceneratorin e Fierit.
Lala tha se SPAK ka pyetur dje, për rreth 3 orë e gjysmë, deputetin Alqi Bllako, pasi sipas saj, ai është personi kyç në gjithë historinë e mega-aferës së inceneratorëve, pasi ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, si dhe drejtori që ka firmosur transferimin e mbetjeve të Durrësit në Tiranë.
Sa i përket marrjes në pyetje të Subashit, Lala deklaroi se rezulton që Subashi ka qenë dakord për ngritjen e inceneratorit, po ka ndryshuar destinacionin për këtë incenerator. Në momentin e ndërrimit të destinacionit, ka dyshime se është bërë edhe një dëm. Për këtë po pyetet Subashi, duke paralajmëruar se “Pritet që së shpejti të ketë dhe urdhër-arreste të tjera lidhur me këtë mega-aferë”.
