Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Altin Bojni: Të punojmë së bashku për njerëzit dhe të ardhmen e Matit

12:21 / October 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
b2106896 cd07 4e6c 9917 608182dfc809
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Takimet e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Matit, Altin Bojni, kanë vijuar me një bashkëbisedim të ngrohtë me Forumin e Gruas Socialiste në Burrel. Gratë dhe vajzat matjane, të angazhuara prej vitesh në mbështetje të së majtës, dëshmuan edhe një herë se janë një shtyllë e fortë e fitores socialiste në këtë bashki.


I pranishëm në takim, deputeti i Qarkut të Dibrës, Agron Malaj, falënderoi gratë socialiste për angazhimin e tyre të pandërprerë dhe theksoi peshën e kësaj fushate për të ardhmen e Matit.

bdd7f5df 64da 470f a716 63af41be673d


“Nuk është thjesht një garë për të zgjedhur një kryetar bashkie. Kjo është një betejë për të garantuar vazhdimësinë e zhvillimit të Matit, për të çuar përpara punët që kemi nisur. Na presin sfida të reja, ndaj mbështetja juaj është më e rëndësishme se kurrë,” deklaroi Malaj.


Në fjalën e tij, kandidati socialist Altin Bojni falënderoi gratë e Matit për besimin dhe kontributin e tyre të çmuar ndër vite, duke e cilësuar mbështetjen e tyre si një nder dhe përgjegjësi të madhe.

17696457 f6ee 44f1 9579 51e5d3907fbf


“Ne duhet të punojmë fort për veten, për familjet tona dhe për Matin që po ndryshon dita-ditës. Kemi bërë hapa të mëdhenj përpara dhe këtë rrugëtim do ta çojmë deri në fund. Së bashku do të arrijmë një fitore të thellë,” u shpreh Bojni.


Kryetari i PS-së Mat, Hasan Pasha, vlerësoi rolin e grave si një nga motorët më të fuqishëm të organizimit dhe fitores socialiste.

1144b489 a50b 4bd3 94f3 4ceb8a89764f


“Gratë e Matit janë një forcë serioze dhe e vendosur në strukturat tona. Ato jo vetëm që përfaqësojnë shumicën në administratën lokale, por janë edhe zëri i së majtës progresiste në këtë bashki dhe më gjerë,” – u shpreh Pasha, duke nënvizuar rëndësinë e një fushate të fokusuar dhe të përkushtuar që të kurorëzohet me sukses më 9 nëntor.


Ky takim konfirmoi edhe një herë frymën e bashkëpunimit, energjinë dhe unitetin e strukturave socialiste në prag të zgjedhjeve, duke dhënë sinjale të qarta për një fitore të bindshme të Partisë Socialiste në Mat.

6fba6f80 8d5a 4893 8cbc 98110f32a6b0

altin bojni forum kandidat mat Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.