Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Aludimet pas ekzekutimit të Liridona Ademajt, reagon ashpër edhe vëllai i Behgjet Pacollit

22:07 / December 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
behgjet pacolli 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për shkak të afërsisë dhe njohjes që kishte pasur me çiftin, pas rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, nëpër studio të ndryshme televizive, sidomos në Shqipëri, është përmendur edhe emri i Behgjet Pacollit. Ish-presidenti i Kosovës në një reagim të fundit ka premtuar përballje gjyqësore me, Arian Currin, opinionist nga Shqipëria i cili ka spekuluar rreth emrit të Behgjet Pacollit.

Kur kanë kaluar disa ditë nga rasti i vrasjes dhe pas vërshimit me spekulime rreth rastit, ka reaguar edhe vëllai i Behgjet Pacollit, Selimi.

Ai ka thënë se për vite me radhë familja Pacolli po sulomohet nga individë të ligë me sajesa të pista, njerëz që, sipas Selim Pacollit, s’njohin as kod etik, as ligj e as zakon. Selim Pacolli ka thënë se ka ardhur koha që “këtyre idiotëve t’u tregojmë se jemi të pathyeshëm dhe të pa mposhtur”.

Në reagimin e tij Pacolli ka thënë se ka ardhur koha që të tregojnë se familja ka meshkuj që nuk llogarisin çmim për të mbrojtur nderin e familjes që e kanë trashëguar ndër breza.

Reagimi i plotë:

Për më shumë se një qerek shekulli, në mënyrë permanente, sistematike dhe të sinkronizuar, po sulmohemi në forma dhe sajesa të pista nga individ të ligj, të dështuar, kompleksiv, ziliqar dhe të parealizuar në jetë, njerëz që nuk njohin asnjë kod etik, ligj e as zakon njerëzor!

Për kundër rezistencës dhe durimit homerian, e keqja dhe poshtërsia e tyre ka arritur majat dhe kufijt e durimit human!

Ka ardhur pika kur këtyre idiotëve tu tregojmë se jemi të pa thyeshëm dhe të pa mposhtur!

Ka ardhur koha tu a tregojmë vendin!

Tu tregojmë se kemi meshkuj që nuk llogarisin çmim për të mbrojtur nderin e familjes, që e trashëguam ndër breza!

Jemi munduar ti shërbejmë paqes dhe mirëkuptimit, por si dukët qenkemi keqkuptuar!

Behgjet Pacolli Liridona Ademaj Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pret në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt

22:34 / October 16, 2026

Klevis Balliu përfundon në Lanë, filmohet i qullosur duke dalë me vrap

21:55 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.