Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

AMA: Mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme audiovizive mbetet prioritet

15:26 / May 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
amaaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në procesin e monitorimit të përmbajtjeve të transmetuara, bazuar në kërkesat e ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Kodi i Transmetimit dhe akteve të tjera nënligjore në fuqi, thekson se periodikisht ka në fokus mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme audiovizive.

Në një njoftim, AMA deklaron se “ditët e fundit është identifikuar dhe ndonjë rast i transmetimit të filmave me pamje të rënda dhe të papërshtatshme për orarin e emetimit, kur mendohet se para ekranit janë dhe fëmijët”.

“Në oraret e mesditës apo pasdites, filma me skena të ekzagjeruara të ushtrimit të dhunës, me viktima jetësh njerëzore, deri dhe akte vetëvrasjeje, janë të papranueshme për t’u sjellë në ekran. Neglizhenca për planifikimin e kohës së transmetimit të filmave të tillë sjell pasoja të rënda për zhvillimin mendor, fizik apo moral të fëmijëve. Këto problematika u adresuan dhe në konferencën ndërkombëtare të 21 Prill 2022 që AMA organizoi në Tiranë”, deklaron AMA.

“Në nenin 4 të ligjit 97/2013, ku flitet mbi parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive, theksohet qartë se “kjo veprimtari respekton në mënyrë të veçantë të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve”, (pika 1/b). Po ashtu në Kodin e Transmetimit, në seksionin 5, pika 5.34, thuhet se: “OSHMA-të duhet të zgjedhin orarin e transmetimit të programeve që mund të dëmtojnë zhvillimin mendor, fizik apo moral të fëmijëve, ose të marrin ndonjë masë tjetër teknike, që fëmijët të mos i shikojnë ose dëgjojnë të tilla transmetime. (Ora kufi 22.00 – 06.00)”. Respektimi i orarit të transmetimit, si dhe aplikimi i sinjalistikës për përmbajtjet problematike duhet të mbeten prioritare për redaksitë e OSHMA-ve, në zbatim të kërkesave të legjislacionit, për interesin e lartë të mbrojtjes së fëmijëve nga efektet negative nga ndjekja e programeve audiovizive, thuhet në njoftimin për mediet.

AMA nënvizon se vijon monitorimin dhe për rastet e identifikuara do të nisë procedimin, sipas parashikimeve të ligjit 97/2013, apo akteve nënligjore në fuqi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse na bien më shumë flokët në vjeshtë?

15:39 / October 18, 2026

Kufijtë nuk janë traumë, pse fëmijët kanë nevojë për rregulla të qarta

23:03 / October 16, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.