Të gjithë e dimë tashmë miqësinë e ngushtë të Xhemi Shehut dhe Arbana Osmanit, ku dhe në rrjetet sociale shfaqen shpesh bashkë.
Së fundmi Arbana ka postuar një foto ku etiketon Xhemin dhe i thotë se e ka marrë malli për të. Mes komenteve të fansave bie në sy dikush që e pyet Xhemin pse i bën “Like” të gjitha fotove të Arbanës, ndërsa kjo e fundit jo? Madje ai i thotë Xhemile, dhe përgjigja e Xhemit është epike.
“Aman mi Xhemile po si nuk pashë një foto të Arbanës pa like-n tënd, kurse Arbana fotot tënde pothuajse kurrë, pse kështu?”, e pyet komentuesi.
“Të falet Naze se me syze je”, ia kthen menjëherë moderatorja.

