Amarda Toska ka shtuar një tjetër sipërmarrje të saj në listë! Pas suksesit ndër vite të “Ami Event” dhe “Venere by Ami”, moderatorja e dashur për publikun shqiptar ka prezantuar dje përmes një feste të veçantë e private linjën e saj të produkteve kozmetike “Ami’s Beauty”. Prezantuesja bukuroshe mblodhi miq e të afërm në një vilë të veçuar larg Tiranës për të festuar lançimin e biznesit të ri. Ajo tha se ka më shumë se një vit që e ka konceptuar këtë ide dhe donte të bënte më të mirën e t’i bënte “Premium” si produkte prandaj zgjodhi t’i prodhojë ato në Itali.
“Ndërkohë që e krijoja këtë vizion e sipërmarrje timen, doja që produktet të ishin absolutisht cilësore dhe ta meritonin mbiemrin Premium”, është shprehur Ami në fjalën e saj.
Sigurisht në prezantim, ajo përmendi edhe Ermal Mamaqin si mbështetjen e saj më të madhe dhe familjen si përkrahësen më të fortë të çdo gjëje që bën në jetë.
Në gamën e produkteve të “Ami’s Beauty” përfshihen ato anti-aging, dhe për flokët si shampo dhe maskë me keratinë.