Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim u takua ditën e sotme me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja. Kryediplomatja amerikane gjeti rastin të urojë gjithë prokurorët dhe hetuesit për punën e bërë në kuadrin e reformës në drejtësi.
Me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në “Twitter”, ambasadorja amerikane thekson se asnjë nuk qëndron mbi ligjin, gjë që sipas saj duket nga numri i lartë i hetimeve, ndjekjeve penale dhe konfiskimeve të pasurisë që po kryen nga drejtësia shqiptare.
Po ashtu, ambasadorja Kim shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të përkrahin fuqishëm reformën në drejtësi në Shqipëri, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të vënë para drejtësisë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar.
“Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së si dhe kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtësi”, shkroi Kim në “Twitter”.
1/2 Met today w/ @SPAK_Albania Chief @KrajaArben1 to congratulate prosecutors & investigators for producing more & more real results on behalf of the Albanian public. The growing record of investigations, prosecutions, confiscation of assets etc show that no one is above the law.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 8, 2022