Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasada Amerikane në Tiranë: SHBA do t’u anulojë vizat të huajve që kryejnë krime ose kërcënojnë sigurinë kombëtare

16:38 / August 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
31781464781 ambasadaeshba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përsëritur paralajmërimin se shtetasit e huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare do të humbasin vizën amerikane. Mesazhi është shpërndarë në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit, në kuadër të politikës së administratës së presidentit Donald Trump.

“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, thuhet në postimin e publikuar nga ambasada.

Në fillim të gushtit, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se që nga rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë janë anuluar mbi 175 mijë viza për shtetas të huaj. Sipas autoriteteve amerikane, bëhet fjalë për persona që dyshohet se kanë shkelur kushtet e vizës, kanë kryer krime, kanë mashtruar autoritetet amerikane, kanë abuzuar me sistemin e emigracionit ose janë konsideruar rrezik për sigurinë kombëtare.

Sipas Departamentit të Shtetit, mes rasteve përfshihen persona me akuza për drejtim mjeti në gjendje të dehur, sulme fizike, vjedhje, vepra të lidhura me drogën, dhunë në familje, abuzim me fëmijët dhe mashtrim. Në listën e rasteve të publikuara përfshihen gjithashtu persona të akuzuar për përdhunim, trafikim dhe shfrytëzim seksual të një të miture.

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur gjithashtu se janë marrë masa edhe ndaj shtetasve të huaj që, sipas tyre, cenojnë interesat e politikës së jashtme të SHBA-së. Sipas Departamentit të Shtetit, numri i vizave të anuluara që nga rikthimi i Trump është rreth katër herë më i lartë se gjatë vitit të fundit të administratës Biden.

image 27

🇦🇱 Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare.

🇺🇸 Under President Trump, the State Department is revoking visas from foreign nationals who commit crimes, incite violence against Americans, or threaten our national security.

Ambasada amerikane kombetare sigurine Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.