Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka uruar amerikanët me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.
Në urimin e saj, ambasada thekson se këtë vit SHBA feston 250-vjetorin e pavarësisë, duke e cilësuar si një moment për të kremtuar historinë, lirinë dhe të ardhmen e vendit.
“Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! Po festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

