Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasada e SHBA-ve uron shqiptarët për Fitër Bajramin

13:19 / March 20, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9773
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka shpërndarë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët, në këtë ditë të shënuar të Fitër Bajramit.

“Ne përcjellim urimet tona më të ngrohta për një Fitër Bajram të bekuar të gjithë atyre që festojnë.”, thuhet në mesazhin e ambasadës, e cila këtë urim e shoqëron edhe me një mesazh nga presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania.

“Fitër Bajrami, e njohur gjithashtu si Festa e Prishjes së Agjërimit, bashkon familjet, miqtë dhe komunitetet myslimane në nder të përkushtimit të tyre shpirtëror në përfundim të muajit të Ramazanit. Ai shërben gjithashtu si një kujtesë e parimit themelor amerikan të lirisë fetare, për të cilin Administrata ime lufton çdo ditë.”, thuhet në mesazhin presidencial.

Pas një muaji përkushtimi, sakrifice dhe adhurimi ndaj Zotit përmes agjërimit të Ramazanit, këtë të premte besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë festën e shenjtë të Fitër Bajramit ose siç njihet ndryshe, Bajramin e Madh.

Në Tiranë, ceremonia e madhe e faljes së namazit u zhvillua në sheshin “Skënderbej”, ku mijëra besimtarë u mblodhën për të festuar së bashku këtë ditë të shenjtë, në një atmosferë paqeje, bashkimi dhe shprese.

Ambasada e SHBA fiter bajramin URIM
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.