Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasada italiane: Operacioni“lulet e pranverës”, sukses i bashkëpunimit dypalësh

19:37 / February 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasada
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Në një komunikatë për shtyp Ambasada e Italiane në Tiranë shpreh kënaqësinë e madhe për rezultatet e shkëlqyera të arritura në operacionin “lulet e pranverës” të Skuadrës së parë Hetimore të Përbashkët (S.I.C.) e krijuar mes Autoriteteve gjyqësore të Italisë dhe Shqipërisë.

“Hetimet e kryera së bashku për pothuaj dy vjet bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e anëtarëve të katër grupeve të veçanta kriminale italo-shqiptare, baza operative e të cilave ndodhej në Lecce me degëzime në Qarqe të tjera të Italisë

dhe që merreshin me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe mbajtje dhe futje në territorin kombëtar të armëve dhe municioneve luftarake.

Operacioni, i bashkërenduar nga Drejtoria Kombëtare e Antimafias dhe nga Drejtoria Antimafia e Rrethit në Lecce çoi në arrestimin e 11 personave në Itali dhe të 6 personave në Shqipëri”, thuhet në komunikatë.  

Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo, lidhur me këtë deklaron: “bashkëpunimi gjyqësor dhe ai i policisë mes Italisë dhe Shqipërisë ka çuar në arritjen e rezultateve të jashtëzakonshme në luftën ndaj krimit të organizuar. Arrestimet e kësaj mbrëmjeje janë një rezultat i rëndësishëm i arritur falë punës së përbashkët të kryer nga Skuadra e parë Hetimore e Përbashkët që i ka mundësuar magjistraturës dhe policisë italiane dhe asaj shqiptare të punojnë sëbashku. Fuqizimi i bashkëpunimit dypalësh dhe atij ndërkombëtar rezulton të jetë mjeti më efikas në arritjen e këtyre rezultateve”.

Ambasada Italiane Operacioni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.