Duke nisur nga mëngjesi i 3 nëntorit, Greqia do të nis zbatimin e rregullave të reja për kufizimin e përhapjes së Covid-19.
Një njoftim për të cilin ka marrë formë të prerë nga qeveria prej ditësh.
Ndërkohë Zyra Konsullatore shqiptare në Athinë u bëri thirrje gjithë shqiptarëve që për të marrë shërbimet në sportelet e tyre duhet të respektojnë disa rregulla.
NJOFTIMI I ZYRËS KONSULLORE ATHINË:
Në kuadër të masave më të fundit të shpallura nga qeveria greke, të cilat hyjnë në fuqi në datën 3 nëntor 2020, ora 6:00, për kufizimin e përhapjes së COVID-19, u bëjmë thirrje gjithë bashkëatdhetarëve tanë të cilët do të paraqiten për marrjen e shërbimeve pranë sporteleve të Zyrës Konsullore Athinë, të respektojnë me përpikmëri rregullat e vendosura:
1.Përdorimi i detyrueshëm i maskës në ambjentet jashtë dhe brenda Ambasadës.
2.Shmangien e grumbullimeve jashtë dhe brenda ambjenteve të Ambasadës.
3.Ruajtjen e distancës sociale jashtë dhe brenda ambjenteve të Ambasadës.
4.Puna në Zyrën Konsullore do të vijojë në përputhje të plotë me masat e vendosura, duke i shërbyer qytetarëve sipas numrit të rradhës.
5.Kujdesemi për veten, kujdesemi për të tjerët, respektojmë rregullat e mbrojtjes së shëndetit publik.
