Alban Dervishi është zyrtar Ekzekutiv shqiptaro-amerikan i USS Pearl Harbor, dhe është planifikuar të marrë komandën në qershor 2025 të kësaj luftë-anije të SHBA-ve. Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një video të Dervishit, i cili në gjuhën shqipe tregon se ka lundruar me anijet amerikane në çdo det të botës dhe ka marrë pjesë edhe në operacione ushtarake të vështira.
”Jam Alban Dervishi, lindur e rritur në Tiranë. Çun Petro Nini në shkollë të mesme dhe isha vetëm 16 vjeç, kisha mbaruar vitin e dytë në gjimnaz dhe vajtëm në Nju Jork. Ndihem shumë krenar që këtë qershor të marrë komandën e USS Pearl Harbor dhe është një nder. Mezi pres të kryej detyrën. Babain dhe gjyshin e kam pasur ushtarak. E kam nisur si marinar i thjeshtë.
Gjatë karrierës sime kamë qenë në 7 anije të ndryshme ushtarake dhe kam lundruar në çdo det të ndryshëm të botës, duke përfshirë edhe operacionet më kritike si të luftës së Afganistanit, Irakut dhe operacione të tjera. Ekziston njëfar theksi atje dhe gjithmonë më pyesin nga e keni prejardhjen dhe e them me shumë krenari që kam shqiptar”, tha Dervishi.
Postimi i plotë
Një ‘Tirons’ që komandon një luftanije amerikane! Njihuni me Alban Dervishin, Zyrtarin Ekzekutiv shqiptaro-amerikan të USS Pearl Harbor, i cili është planifikuar të marrë komandën në qershor 2025. I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane.