Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ibrahimaj zbulon se kur do bëhet pensioni mesatar 400 euro

21:51 / April 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
delina ibrahimaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, foli në Euronews Albania lidhur me programin që ofron Partia Socialiste.

Një ndër pikat e programit janë edhe pensionet. Ajo tha se kjo parti, ka si qëllim rritjen e pensioneve, të pagave si dhe rritjen ekonomike në tërësi.

“Duke qenë se reforma e vitit 2014 ka dhënë rezultatet e vetë, personat që dalin në pension të cilët e kanë mbushur moshën dhe vitet e punës, aktualisht pensioni i tyre mesatar është 300 euro. Premtimi për ta çuar pensionin në 400 euro është i mbajtshëm duke marrë parasysh të gjithë elementët e rritjes së pagave dhe rritjes ekonomike“.

Ibrahimaj premton se PS do të bëjë të mundur rritjen nga viti në vit të pensioneve deri në vitin 2030. Gjatë këtij viti, ministrja shton se pensionet do të bëhen në 400 euro.

“Pjesë e programit tonë është që 400 euro pensioni mesatar do të jetë në vitin 2030. Sigurisht që do të vijë në rritje vit pas viti. Ne kemi folur edhe për një reformë tjetër të pensioneve që po studiohet me Bankën Botërore dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Është një numër shumë i lartë pensionesh dhe si i tillë, një vendim i gabuar do të çonte në një kolaps fiskal dhe do të hante të gjithë të ardhurat që përdoren për zhvillim, prandaj mendohemi gjatë që premtimet ti mirëllogarisim që të realizohen deri në vitin 2030”, tha Delina Ibrahimaj.

Delina Ibrahimaj Ekonomia pensioni program PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla vijon takimet me Diasporën, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së flet nga Italia: Gjithmonë krenari të takohem me shqiptarë të suksesshëm

15:35 / November 16, 2025

14 mln € fatura e largimeve të padrejta nga puna në 2024, ministritë “lumë” shkarkimesh dhe në 2025

15:00 / November 16, 2025

Harta e startup-eve, sa vlerë po krijon në ekonomi

10:18 / November 15, 2025

Shefja e misionit të FMN: Të hiqet taksa zero për bizneset e vogla dhe të modernizohet sistemi i TVSH-së

13:08 / November 14, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.