Ambasada ruse në Tiranë me anë të një postimi në rrjetet sociale ka promovuar turizmin në Shqipëri, pasi ka publikuar fotot nga fshati Qeparo në Vlorë.
“Shqipëria përmes diplomatëve. Një pamje e fshatit bregdetar të Qeparoit dhe pamja e ukur nga Deti Jon”, shkruhet në postimin e ambasadës.
Gjithashtu ambasada ruse ka publikuar edhe disa foto nga qyteti antik i Apolonisë. Këto postime të ambasadës ruse janë një mundësi shumë e mirë promovimi për Shqipërinë te turistët rusë, të cilët mund të vijnë dhe të shijojnë perlat e vendit tonë.