Luigi Soreca, ambasadori i BE-së me origjinë italiane ka zgjedhur të festojë vitin e ri në shtëpinë e tij në shtetin fqinj, por gjithmonë pa harruar shqiptarët.
Me një postim në rrjetet sociale ai bën të ditur se ka nisur vitin e ri nga një Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëve) në Itali.
“Një nisje speciale e vitit të ri në Piana degli Albanesi/ Hora e Arbëreshëvet, kolonia më e madhe arbëreshe e themeluar në 1488. Gëzuar Vitin e Ri”, shkruan Soreca.
