Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ambasadori i njohur paralajmëron largimin nga detyra

17:18 / July 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6baba304b2c14a35b619d59a9ed9f1ec04
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, tha se detyrës së tij po i vjen fundi, njoftim që i hap rrugën Moskës të dërgojë një diplomat të ri në Uashington në kohën kur tensionet mes dy shteteve janë më të këqijat në dekada.

SHBA-ja dhe Rusia kanë mosmarrëveshje sa i përket luftës së Moskës kundër Ukrainës dhe raportet mes tyre kanë arritur në nivelin më të ulët që nga kriza kubane e raketave e vitit 1962.

Për largimin e Antonovit nga posti i ambasadorit raportoi më 4 korrik e përditshmja ruse, Kommersant, që posedoi një letër të shkruar me dorë nga Antonov për një institut kërkimor rus, për 30-vjetorin e themelimit, raporton REL.

“Detyrës sime po i vjen fundi. Shpresoj se së bashku do të vazhdojmë të mbrojmë interesat e atdheut”, shkroi në letër Antonov, që mban datën 29 qershor.

Kur u pyet për këtë çështje të enjten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakoharova, sipas agjencisë ruse të lajmeve, Interfax, tha: “Nuk ka arsye që të komentohet kjo çështje. Gjithkush ka plane personale. Vendimi për emërimin dhe ndryshimin e ambasadorëve bëhet nga presidenti”.

Antonov, 69 vjeç, mori postin e ambasadorit në Uashington në shtator të vitit 2017. Paraprakisht, ai kishte shërbyer si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe zëvendësministër i Jashtëm.

Ambasadori detyra largimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.