Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Do të shkatërrojmë infrastrukturën e Iranit në Hormuz, nëse do të jetë e nevojshme

17:55 / June 28, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasadori
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, deklaroi se Uashingtoni është i gatshëm të ndërmarrë veprime ushtarake kundër infrastrukturës iraniane që përdoret për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, nëse kjo do të jetë e nevojshme.

Në një intervistë për Fox News, Waltz paralajmëroi se Irani nuk duhet të llogarisë në mungesën e reagimit nga administrata amerikane.

“Nëse regjimi iranian beson qoftë edhe për një sekondë se presidenti Donald Trump do të qëndrojë duarkryq, ndërsa Irani sulmon anijet ndërkombëtare ose bazat tona pa u përballur me pasoja, atëherë po bën një gabim të madh. Këtë e kanë kuptuar qartë edhe gjatë netëve të fundit”, deklaroi ai.

Sipas ambasadorit amerikan, SHBA-ja do të vazhdojë të çmontojë, edhe me mjete ushtarake nëse kërkohet, infrastrukturën që Irani synon të përdorë për të kontrolluar në mënyrë të paligjshme një nga korridoret detare më të rëndësishme të botës.

Waltz theksoi gjithashtu se çështja e Ngushticës së Hormuzit nuk është vetëm një shqetësim i Shteteve të Bashkuara.

“Nuk është vetëm Uashingtoni që ka problem me përpjekjet e Iranit për të kontrolluar Hormuzin. Ky është një shqetësim për të gjithë bashkësinë ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Ambasadori infrastruktura iran okb SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Papa Leo lutet për viktimat e tërmetit në Venezuelë, BE dërgon ndihmë emergjente

17:17 / June 28, 2026

Venezuela nuk gjen qetësi, lëkundje të reja pas tërmeteve shkatërruese

13:58 / June 28, 2026

Rreth 1 mijë vdekje shtesë nga vala e të nxehtit në Francë, spitalet drejt mbingarkesës

12:58 / June 28, 2026

Përshkallëzohet sërish situata në Lindjen e Mesme, SHBA godet objektiva iraniane në Ngushticën e Hormuzit…

12:18 / June 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.