Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasadori italian, Alberti: Shqipëria shumë pranë BE, do të punojmë ngushtë me qeverinë e re

18:14 / July 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasadori i Italise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Shqipëria është shumë pranë  anëtarësimit në BE”,-thotë ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti. Për të Shqipëria duhet të zgjedhë Europën, pasi ajo është zgjedhja e duhur. Për ambasadorin edhe Bashkimit Europian i intereson që të fusë në “familje” Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërsa theksoi edhe njëherë se Italia është krah vendit tonë në këtë rrugëtim.

”Shqipëria po vijon me shpejtësi në procesin e reformave, gjithashtu negociatat janë hapur dhe tashmë më shumë se kurrë Shqipëria ndodhet shumë pranë hapit përfundimtar, anëtarësimit në BE. Besoj se kemi edhe përgjegjësi nga ana e BE, interes për të pasur jo vetëm Shqipërinë, por edhe vende të tjera të Ballkanit. Është e rëndësishme që reformat të zhvillohen edhe në gjirin e vetë të BE, që kjo familje të jetë sa më mikpritëse. Shqipëria duhet të zgjedhë Europën, jo se është e vetmja zgjedhje, por sepse është e duhura. Italia ka qenë një shoqërues si nga pikëpamja historike, por edhe besnikërisë. Italia ka treguar besnikëri edhe kur vendet e tjera nuk e kanë mbështetur Shqipërinë”, thekson Alberti.

Sa i takon zgjedhjeve të 11 majit, ambasadori shprehet se do të bashkëpunojnë ngushtë me Kuvendin dhe qeverinë e re. ”Një ambasador nuk bën komente sa i përket zgjedhjeve politike, në vendin ku është akredituar. I përmbahet zgjidhjeve të bëra nga populli. Do të punojmë ngushtësisht më parlamentin e ri, me qeverinë e re, por edhe shoqërinë civile. Do jemi në mbështetje të reformave që ka ndërmarrë Shqipëria dhe që patjetër do të çojnë në anëtarësimin me të drejta të plota në BE”.

ambasadori italian në Tiranë BE EU Marco Alberti qeveria Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.