Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ambasadori italian apel klasës politike: Miratoni Reformën Zgjedhore brenda 30 majit!

14:55 / May 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
unnamed 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori Italian, Fabrizio Bucci, i është përgjigjur interesimit të gazetarëve mbi reformën zgjedhore.

Sipas ambasadorit italian, reforma zgjedhore është shumë e nevojshmë për shtetin shqiptar, ku të gjitha palët duhet të punojnë së bashku për të arritur më të mirën, teksa shteti italian është tepër i vëmendshëm për vijimin e kësaj reforme.

“Palët me njëra-tjetrën kanë pasur disa takime dhe të tilla takime do të vijojnë ende dhe ne kemi mjaft shpresë se do të miratohet brenda datës 30 maj. Reforma stabilizon modulin dhe kriteret për zhvillimin e zgjedhjeve, për këtë është e rëndësishme të gjendet formula e përshtatshme”, ka deklaruar ambasadori.

Ambasadori Bucci i është përgjigjur edhe interesit të gazetarëve mbi shembjen e Teatrit Kombëtar, teksa ka thënë se Italia është superfuqi përsa i përket trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore.

“Për Italinë është tepër me rëndësi mbrojtja e arkitekturës, por edhe veprave të mbrojtura nga UNESCO. Debati i teatrit ka qenë një debat, i cili ka vijuar për vite me radhë dhe ndër vite është politizuar së tepërmi. Ka qenë gjithmonë një debat midis mazhorancës dhe opozitës dhe kur është një diskutim i tillë midis palëve politike nuk ndihmon në ruajtjen e vlerave të trashëgimnisë kulturore. Nuk është detyra dhe pozicioni i një ambasadori për të komentuar vendimet e qeverisë, një ndër to edhe shembja e Teatrit Kombëtar. Detyra e ambasadorit dhe Italisë është të nxisim bashkëpunimin dhe dialogon midis artistëve dhe palëve politike, të investojmë në instrumente për të nxitur dialogun e përgjithshëm”, është shprehur ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.