Ambasadori i Kilit Octavio Errazuriz Guillisasti ka paraqitur letrat kredenciale tek Presidenti Ilir Meta. Kili është vendi që është prekur nga tërmeti më tragjik në histori në vitin 1960, me magnitudë 9.5 të shkallës Rihter.
Presidenti Meta vlerësoi nivelin e mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe theksoi nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të tyre, përmes rritjes së dialogut politik, të bashkëpunimit ekonomik dhe atij kulturor.
Gjithashtu, Presidenti Meta inkurajoi rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për përballimin e fatkeqësive natyrore, referuar eksperiencës së fituar nga Kili për marrjen e masave të duhura, nga përvojat e tmerrshme që ka kaluar nga tërmetet në të kaluarën.