Teksa ndodhej për një vizitë në Korçë, ambasadori i Kinës në Shqipëri foli për marrëdhëniet me Shqipërinë, ku theksoi se mes dy vendeve ka një miqësi tradicionale prej kohësh. Ambasadori theksoi se vendi i tij nuk ka interesa gjeopolitike në Shqipëri, por janë të përqëndruar në bashkëpunimin për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Ndërkohë, ai bëri gjithashtu komente lidhur me luftën në Ukrainë, për të cilën tha se Kina po luan një rol kyç në vendosjen e paqes mes dy vendeve.
“Kjo temë është tepër e madhe për mua, asnjë njeri nuk ka dëshirë të shohë luftën aq më pak luftën bërthamore. Për luftën aty ne si diplomatë nuk e njohim gjendjen reale, por si diplomate duhet të nxitim paqen dhe bashkëpunimin midis vendeve. Besoj që e gjithë lufta rezulton në mënyrë tragjike, do dëmtojë paqen, ekonominë, rendin e shoqërisë etj. Shpresoj që lufta të mbarojë shpejt dhe të bëjnë negociata për paqen për një zgjidhje që do e pranojnë të dyja palët. Lufta në Ukrainë ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës kjo është një ngjarje tragjike dhe e gjithë bota nuk ka dëshirë të shohin këtë situatës. Në këtë luftë Kina po luan një rol pozitiv, aktiv për të nxitur negociata për paqe dhe presidenti apo ministri i jashtëm i Kinës kanë mbajtur komunikim me gjithë liderët e vendeve të botës. Përsa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë siç e kam thënë, Kina dhe Shqipëria kanë miqësi tradicionale prej kohësh. Disa pretendojnë që Kina ndikon negativisht unë personalisht nuk shoh ndonjë ndikim negativ nga Kina për Shqipërinë të gjitha gjërat që ne po bëjmë janë për të përfituar njerëzit e këtyre vendeve. Kina nuk ka interes për gjeopolitikë, të gjitha gjërat që ne po bëjmë janë në përfitim të të dyja vendeve, do të përfitojnë zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë, bëhen në dëshirën e popullit dhe qeverisë shqiptare. Në 3 mujorin e parë të këtij viti eksporti i Shqipërisë ndaj kinës ka pasur një rritje me 60% në krahasim me këtë periudhë vitin e kaluar”, tha ambasadori.
