Ambasadori Luigi Soreca u takua sot me Kryeministrin Edi Rama në fillim të mandatit të tij të përkohshëm si i Ngarkuari me Punë a.i. në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Ambasadori Soreca konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë për të konsoliduar progresin e arritur deri tani, intensifikimin e mëtejshëm të procesit të reformave në muajt në vijim dhe thellimin e transformimit të vendit në rrugën e tij drejt BE-së.
Gjithashtu u diskutua për përgatitjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë.