Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ambasadorja amerikane: Në Maqedoninë e Veriut ka nepotizëm dhe korrupsion

21:03 / August 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
amerikane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Maqedoninë e Veriut mungon llogaridhënia e transparenca, dhe ka nepotizëm, korrupsion e joefikasitet institucional. Kështu ka deklaruar më 30 gusht ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kate Marie Byrnes, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me ministrinë e Financave të një granti prej 10 milion dollarësh. Gramti synon përmirësimin e partneritetit zhvillimor mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ne e dimë se një nga sfidat më të mëdha është korrupsioni, i cili minon qeverisjen e mirë dhe saboton konkurrencën ekonomike. Zyrtarët e qeverisë duhet t’i përgjigjen këtyre sfidave”.

“Ne ju mbështesim që të vazhdoni me këto reforma edhe kur ato shkaktojnë përçarje të caktuara politike, sepse një Maqedoni e Veriut e fortë, demokratike dhe gjithëpërfshirëse është një shtyllë për prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.

Duke hedhur dyshime se disa prej politikanëve janë kundër zbatimit të reformave, ambasadorja amerikane u rekomandoi përfaqësuesve të qeverisë që të përmbushin pritjet e publikut, si dhe standardet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kjo do të jetë një sfidë sepse mungon përgjegjësia, transparenca, nepotizmi dhe mosfunksionimi institucional”, ka deklaruar ambasadorja amerikane, duke premtuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe të ndihmës financiare për forcimin e institucioneve vendore.

Diplomatja amerikane tha SHBA-të e mbështesin plotësisht anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe integrimin e saj në institucionet euroatlantike.

ambasadorja amerikane korrupsion maqedoni e veriut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.