Ambasadorja e re BE-së në vendin tonë, Christiane Hohmann zhvilloi këtë të martë një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.
Gjatë bashkëbisedimit, kryediplomatja përcolli mesazhin e qartë se sundimi i ligjit është shtylla kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt BE.
Ajo theksoi më tej se Bashkimin Evropian do të mbështesë Shqipërinë në luftën e nisur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.
“Takime të rëndësishme sot me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe kreun e SPAK Arben Kraja. Sundimi i ligjit përbën shtyllën kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Konsolidimi i reformës në drejtësi duhet të shkojë përpara. Synimet kyçe mbeten pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, gjykata efikase dhe rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, në mënyrë që qytetarët të ndihen më të sigurt dhe t’u besojnë institucioneve të tyre të drejtësisë. BE-ja është këtu për t’ju mbështetur në këtë rrugë sfiduese.”