Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasadorja e Izraelit: Dhunës do t’i përgjigjemi me dhunë, jo me dhurata, e kotë të negociosh me terroristët

23:07 / October 10, 20232 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
galit peleg
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në një intervistë me gazetaren Beti Njuma, ambasadorja e Izraelit në Shqipëri Galit Peleg u shpreh se është e kotë të negociosh me terroristët, ata nuk flasin të njëjtën gjuhë, nuk funksionojnë me të njëjtat vlera.  Ajo tha se dhuna nuk është zgjidhja për zgjidhjen e konfliktit dhe se palestinezët duhet të kuptojnë se dhunës Izraeli do t’i përgjigjet me dhunë, jo me dhurata.

Galit Peleg: Është e kotë të negociosh me terroristët, ata nuk flasin të njëjtën gjuhë, nuk funksionojnë me të njëjtat vlera. Kur përfaqësuesit e vendeve demokratike vijnë të flasin me terroristët, ata nuk flasin të njëjtën gjuhë, nuk kanë rregulla dhe mund të bëjnë çdo gjë. Ne jemi të kufizuar mbi të gjitha nga vlerat. Prandaj për të shkatërruar infrastrukturën e terroristëve duhet të përdorim shumë forcë dhe duhet të mbështetemi, së paku moralisht nga bashkësia ndërkombëtare.

Nëse flasim për zgjidhjen e problemit më të madh, atë të konfliktit me palestinezët, mendoj se dy gjëra duhet të ndodhin: e para, palestinezët duhet të kuptojnë se dhuna nuk është zgjidhja për zgjidhjen e konfliktit. Mendoj se shumë vende e kanë kuptuar dekada më parë, por palestinezët nuk e kanë kuptuar akoma. Palestinezët e konsiderojnë Hamasin si pjesë të popullit të tyre dhe thonë se janë vëllezër, se janë të pandarë, ndërsa ne i ndajmë nga palestinezët, por ata nuk e bëjnë këtë ndarje. Një gjë që duhet të kuptojnë është se dhuna nuk është zgjidhje dhe duhet të kuptojnë se dhunës do t’i përgjigjemi me dhunë, nuk do tu japin dhurata për përdorimin e dhunës ndaj nesh.

E dyta dhe më e rëndësishmja, është se drejtuesit palestinezë duhet të kuptojnë, dhe kjo duhet mbështetur edhe nga bashkësia ndërkombëtare, se negociatat janë e vetmja rrugë për ta zgjidhur konfliktin. Kur them negociata jo si i duan palestinezët, pasi ata duan që të përmbushen disa parakushte para se të vijnë në negociata. Nëse ne i përmbushim kërkesat e tyre, cila është arsyeja e negociatave?! Ne themi hajdeni në tryezën e negociatave dhe le të hapim çdo çështje, edhe ato më të dhimbshmet dhe që i kemi më përzemër. Jemi gati të hapim çdo gjë dhe të gjejmë një kompromis dhe t’i qëndrojmë atij. Por të përpiqesh të krijosh trysni me masakra dhe sulme të vazhdueshme terroriste, kjo nuk është rruga e duhur.

ambasadorja Galit Peleg Lufte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Drejtonte trafikun e kokainës nga dhoma e hotelit, shqiptarin e tradhton loja me telefon

21:35 / July 12, 2025

Avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

19:40 / July 12, 2025

E hoqën nga puna, Yuri Kim në protestë para DASH

19:08 / July 12, 2025

Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit: Lahesha me…

18:00 / July 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.