Ambasadorja e re e Suedisë, Elsa Hastad, poston shpesh në faqen e Ambasadës foto të momenteve të veçanta nga Tirana.
E qeshur, ambasadorja ka postuar një foto nga Tirana, ndërsa në dorë mban një domate shqiptare dhe thotë se i pëlqejnë ushqimet e qëndrueshme.
‘Përshëndetje! Unë jam Elsa, ambasadorja e re e Suedisë. Kjo është një domate shqipëtare. Mua më pëlqen ushqimi i qëndrueshëm.
A e dini se çfarë është ushqimi i qëndrueshëm? Çfarë mund të na thoni për të?’, shkruan Ambasadorja krah fotos.