Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasadorja e SHBA në Athinë takoi Ramën, Kathimerini: Kompania greko-amerikane investim 1 miliard dollarë në minierën e Bilishtit

11:39 / March 20, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9767
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle ishte pak ditë më parë në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare i pyetur nga mediat lidhur me këtë takim, tha se biseda ishte përqendruar te interesat amerikane në rajon.

“Ambasadorja erdhi për të bërë një takim njohjeje, për të diskutuar disa çështje të interesit të lartë amerikan në rajon, që kanë të bëjnë me energjinë, bashkëpunimin rajonal dhe qasjen ndaj forcave të treta. Ambasadorja e SHBA në Athinë është një përfaqësuese e njohur në politikën amerikane”, tha Rama, gjatë një konference për shtyp.

Ndërkohë sot, media e njohur greke Kathimerini ka hedhur dritë mbi një investim greko-amerikan në fushën e minierave që mund të bëhet në vendin tonë.

Grupi i biznesit AKTOR, ka njoftuar zyrtarisht hyrjen në sektorin minerar të Shqipërisë.

“Marrëveshja kuadër e nënshkruar me BNI Foundation ka të bëjë me bashkëpunimin ekskluziv për kërkimin, zhvillimin dhe shfrytëzimin e burimeve minerare kritike në vendin fqinj, konkretisht të nikelit dhe kobaltit. Burime shpjegojnë se ky zhvillim vendos de facto një kompani greke në qendër të përpjekjeve evropiane dhe amerikane për sigurimin e lëndëve të para kritike, veçanërisht atyre të nevojshme për prodhimin e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike”, shkruan Kathimerini.

Marrëveshja parashikon krijimin e një kompanie të re të përbashkët (Joint Venture) sipas legjislacionit shqiptar. Në këtë kompani, grupi AKTOR do të marrë pjesë përmes filialit të tij të sapokrijuar, AKTOR Metal, me 51%, ndërsa BNI Foundation do të zotërojë 49% përmes filialeve të saj. BNI Foundation është pjesë e një organizate më të gjerë me aktivitet të diversifikuar në fusha si energjia, shëndetësia dhe turizmi në Evropën Juglindore. Ajo do të kontribuojë në këtë bashkëpunim me të drejtat e shfrytëzimit dhe licencat që tashmë zotëron për projektet përkatëse minerare.

“Vlera e investimit, në fazën e zhvillimit të plotë, vlerësohet të arrijë në 1 miliard euro. Me rëndësi të veçantë konsiderohet fakti që financimi do të mbështetet në një masë të madhe në kapital amerikan, ndërsa projekti do të ketë mbështetje teknike dhe këshilluese nga kompani me seli në SHBA. Kjo përfshirje e faktorëve amerikanë nënvizon rëndësinë e projektit për zinxhirin furnizues perëndimor dhe shpjegon edhe përfshirjen e AKTOR-it, i cili tashmë ka zhvilluar marrëdhënie tregtare me kompani dhe institucione amerikane, për shembull në tregtinë e gazit natyror të lëngshëm amerikan. Interesi investues i kësaj sipërmarrjeje greko-amerikane fokusohet në zonën e Bilishtit në Shqipëri”.

Sipas Kathimerinit njoftimi i marrëveshjes mes AKTOR dhe kompanisë amerikane lidhet me vizitën e disa ditëve më parë në Tiranë të drejtuesit të grupit AKTOR, Aleksandros Eksarhos, së bashku me ambasadoren amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, gjatë së cilës ata u takuan me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ambasadorja e SHBA Greqi Rama takoi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.