Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim së fundmi ka publikuar tre prioritete që ka për vendin tonë. Përmes një postimi në Twitter ajo shprehet se 3 prioritetet e saj janë forcimi i marrëdhënieve të mbrojtjes, mbështetje për ngritjen e funksionimin e institucioneve demokratike dhe rritja e tregtisë e investimeve.
“3 prioritetet e mia janë (1) forcimi i marrëdhënieve të mbrojtjes midis SHBA-ve dhe Shqipërisë; (2) mbështetje për ngritjen & funksionimin e institucioneve demokratike; (3) rritja e tregtisë & investimeve midis SHBA-ve dhe Shqipërisë. Të 3-ja kërkojnë sundim të ligjit, transparencë & fund të korrupsionit!”, shkruan ambasadorja.
