Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ambasadorja Kim sërish në Kryesinë e Kuvendit, takohet me Alibeajn

12:14 / April 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture40
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim paraditen e sotme ka shkuar sërish në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa mësohet se po zhvillon një takim me Enkelejd Alibeajn.

Takimi ka nisur në 11:30 dhe po vijon ende.Një ditë më parë diplomatja Kim u takua edhe me kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla, por nuk dhanë detaje pas takimit.

Ndërkohë që ditën e djeshme u përfol në media se Alibeaj ishte negociator mes PD e PS për emrin e Presidentit të ri. Por kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka mohuar të jetë pjesë e negociatave për zgjedhjen e e Presidentit të ri të vendit.

Në një mesazh drejtuar deputetëve të PD Alibeaj shprehet se nuk ka ndodhur asnjë takim i tillë as në emrin e tij dhe as në emër të grupit parlamentar.

Ai thekson se për çdo çështje të axhendës parlamentare, apo organizative, gjithçka mbetet kompetencë e mbledhjes së grupit parlamentar.

“Të nderuar kolegë, të nxitur nga reagimet në media, të stisura mesa duket, ju sqaroj se nuk ka ndodhur ndonjë takim i imi, as imagjinar, as në titull personal, as në emër të grupit me ndokënd për çështje negociatash për ndonjë çështje. Siç edhe është organizuar veprimtaria e grupit parlamentar tonit, për çdo çështje të axhendës parlamentare, apo organizative, gjithçka mbetet kompetencë e mbledhjes së grupit parlamentar. Ky sqarim mbase i tepërt është për secilin prej jush nëse lexon apo pyetet për lajme të stisura. Ju uroj punë të mbarë në vazhdim”, shkruan Alibeaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.