Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim po zhvillon këtë të martë një takim me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku.
Në takimin që po realizohet në Kryesinë e Kuvendit, mësohet se po diskutohet për çështjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ky takim vjen pak ditë pasi Yuri Kim u takua me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Vetë Meta u shpreh se u diskutua në lidhje me marrëdhëniet e kësaj force politike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.