Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ambasadorja shqiptare në Izrael: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

13:39 / March 2, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8756
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja e Shqipërisë në Tel Aviv, Meri Kumbe informoi sot mbi situatën në 48 orët e fundit në Izrael, ndërsa konfirmoi se “asnjë shqiptar nuk është i prekur, por ndodhen të sigurt, të strehuar në vendstrehime”.

Në një intervistë televizive, Kumbe u shpreh se situata ka qenë e tensionuar për shkak të sulmeve të shpeshta ajrore që Irani ka kryer si kundërpërgjigje pas vrasjes së liderit suprem, Ali Khamenei.

Kumbe theksoi se deri më tani 12 shqiptarë në Izrael kanë kërkuar asistencën e ambasadës, ndërsa shtoi se në vend jetojnë shumë më tepër shtetas shqiptarë, të cilët janë në gjendje të mirë.

“Situata në 48 orët e fundit ka qenë e tensionuar në Izrael, ku ka pasur sulme të shpeshta ajrore. Sot ka më pak sulme, por ato kanë qenë më të fuqishme. Deri tani ka pasur viktima, por nuk ka qytetarë shqiptarë të prekur, të cilët ndodhen të sigurt dhe të strehuar në dhomat e sigurisë, sipas rregullave të raportuara. Shqiptarët në Izrael që kanë kërkuar asistencën tonë janë 12 deri tani. Ndërkohë, në Izrael jetojnë shumë më shumë shqiptarë dhe të gjithë janë shumë mirë”, tha ambasadorja.

Ajo sqaroi se objektiv i sulmeve ka qenë i gjithë territori i Izraelit, përfshirë edhe zonat civile.

“Target ka qenë i gjithë Izraeli, përfshirë edhe vetë civilët. Banorët janë të organizuar pranë banesave, ku çdo godinë ka vendstrehime nën tokë, dhe bashkia ka gjithashtu vendstrehime të mëdha, struktura më të organizuara, ku të gjithë qytetarët që nuk kanë një vendstrehim i drejtohen pikërisht këtyre strukturave të bashkisë. Ato janë të shumta. Qytetarët tanë kanë akses të menjëhershëm në dhomat e sigurisë private në banesat ku janë akomoduar”, tha ajo.

Ambasada shqiptare në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë qytetarët shqiptarë dhe është e gatshme të ofrojë asistencë për çdo rast emergjent.

“Kemi kontaktet e secilit prej qytetarëve shqiptarë dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta për çdo rast dhe njoftim që duhet bërë”, tha ambasadorja./ATSH

ambasadorja izrael Shqiptare situatë tensionuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.