Nëpërmjet një postimi në rrjetet e saj sociale, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i ka uruar suksese kryetarit të sapozgjedhur të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Fredi Ballës.
Në postimin e saj, Kim thekson rëndësinë e madhe që ka funksionimi me integritet dhe transparencë i këtij institucioni, për të siguruar standarde të larta dhe llogaridhënie të prokurorëve.
Githashtu, ambasadorja garanton se do të vijojë të qëndrojë në mbështetje të të gjithë elementëve të Reformës në Drejtësi.
Postimi i Ambasadores Kim:
U takova me Fredi Ballën për t’i uruar sukses në postin e tij të ri si Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Thelbësore që HPC të bëjë punën e saj me integritet dhe transparencë për të siguruar standarde të larta dhe llogaridhënie të prokurorëve. do të vazhdojë të mbështesë të gjithë elementët e reformës në drejtësi.
