Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim vijon me zhvillimin e takimeve në Kuvend. Aktualisht, kryediplomatja e SHBA-ve në vendin tonë po zhvillon një takim me kruyetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit, ka dalë në hyrje të Kryesisë së Kuvendit ku ka pritur personalisht znj. Kim.
Ky takim i sotshëm i ambasadores në Kuvend, vjen fill pas atij të zhvilluar dje me Enkelejd Alibeajn, të cilin e njohu si drejtues të komanduar të Partisë Demokratike.
Gjithashtu, kujtojmë se vetëm 2 ditë më parë ajo zhvilloi një takim edhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolli.
