Ambasadorja e SHBA përmes një postimi në Twitter, tregon se ka takuar presidentin Begaj dhe falenderon Shqipërinë për pritjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Sipas saj SHBA mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të ndërmarrë hapat e nevojshme për t’iu bashkuar BE-së
“Faleminderit President Bajram Begaj për mundësinë për t’i shprehur urimet Shqipërisë për pritjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Hera e parë që ky samit mbahet jashtë Brukselit. SHBA mbështet fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm, përfshirë reformën në drejtësi për t’u bashkuar BE-së.
Ne rishikuam gjithashtu arritjet në vitin 2022 si aleatë të #NATO-s, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe miq të mirë që sollën marrëdhëniet SHBA-Shqipëri në nivele të larta historike. Mezi presim të bëjmë edhe më shumë së bashku në 2023 për të forcuar bashkëpunimin e SHBA-Shqipëri në demokraci, mbrojtje dhe biznes”, ka shkruar ambasadorja Yuri Kim në postimin e saj në Twitter.
1/2 Thank you Pres. @BajramBegajAL for the opportunity to express congratulations to 🇦🇱 on hosting the EU-W.Balkans summit – first time this summit has been held outside Brussels. 🇺🇸 strongly supports 🇦🇱’s efforts undertake necessary steps – including justice reform – to join 🇪🇺. pic.twitter.com/Z685cPa5ZK
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 7, 2022
