Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në Vlorë.
Ajo ka publikuar një foto në rrjetin e saj “Instagram”, ku shfaqet me disa të moshuar që banojnë në qytetin bregdetar.
Krahas fotos, ajo përshëndet edhe ndjekësit e saj: “Mirëdita nga Vlora”.
Një ditë më parë, po nga ky qytet, ambasadorja Kim i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga ky i fundit lidhur me vendimin e departamentit te shtetit për ta shpallur “non grata”.
Diplomatja e lartë theksoi se Shqipëria po ndryshon dhe se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

