Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambulanca merr trupin e viktimës nga kampi në Manëz, do transportohet në morgun e Tiranës

15:26 / June 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trupi 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambulanca ka marr trupin e shtetasit të mbetur të vrarë brenda kampit në Manëz. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë përplasjeve mes policisë dhe grupit të muxhahedinëve pas një kontrolli të forcave policore dhe FNSH pas informacioneve se persona brenda kampit zhvillonin aktivitet të paligjshëm kryesisht që lidhet me sulme kibernetike

Mësohet se trupi i viktimës rreth 60-vjeç do të transportohet në morgun e Tiranës, ku pritet që edhe ekspertiza të hedh më shumë dritë rreth shkaqeve që çuan në vdekjen e tij.

Sakaq policia nuk ka konfirmuar asnjë viktimë por ka qenë anëtaret e MEK që kanë folur për mediat duke thënë se përveç një të vdekuri, ka edhe disa të plagosur.

Çfarë dyshon prokuroria se ndodh në Manzë

Sipas dyshimeve të Prokurorisë së Posaçme, por edhe zyrës së Inteligjencës pranë ambasadës amerikane në Tiranë, ka indicie se në radhët e opozitës iraniane që qëndron prej afro 10 vitesh në Shqipëri ka dhe persona të infiltruar të dyshuar për ngjarje të mundshme me natyrë terroriste, por edhe sulmet kibernetike që kanë ndodhur në vitin e fundit në Shqipëri. Pavarësisht kontrolleve, të paktën deri tani nuk ka persona të arrestuar nga policia si të dyshuar.

Me vendim gjykate, policia duhej të ushtronte kontroll në 80 banesa në Manzë, ku është ndeshur me kundërshti nga ana e banorëve, të cilët pretendojnë se efektivët e policisë kanë kthyer gjithçka përmbys dhe ju kanë marrë të gjitha pajisjet elektronike.

Vetë policia pranon se ka pasur hedhje të gazit lotsjellës por jo përdorim të sendeve të forta dhe aq më pak të armëve, ndërkohë që nga ana tjetër përfaqësuesit e MEK pretendojnë se viktima, një burrë rreth 60 vjeç ka hematoma në ballë, që tregon sipas tyre se është goditur me sende të forta nga policia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

17:45 / October 25, 2026

Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën!

17:21 / October 25, 2026

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.